Premtimi i Sali Berishës: Do ta heqim taksën për Rrugën e Kombit sapo të vijmë në pushtet

13:53 | 24 Shtator 2022
L G

Një nga vendimet e para që do të marrë kreu i PD Sali Berisha nëse vjen në pushtet është heqja e taksës dhe traut për Rrugën e Kombit.

Kështu tha Berisha gjatë një komunikimi online me qytetarët në “Facebook”.

“Edi Rama vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai vendoi çadra për të bllokuar hapjen e tunelit kombëtar. Taksa dhe trau do të hiqen që në muajin e parë të qeverisjes tonë”, tha ai ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme