Pritjes për liberalizim të vizave po i vie fundi sipas njohësve të rrethanave politike në vend.
Tashmë sinjalet janë dhënë edhe nga njëri prej vendeve më skeptike, siç ishte Franca.
Profesori universitar, Afrim Hoti, vlerëson se deklarimet e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë shprehin unanimitetin tashmë të konfirmuar në kuadër të Bashkimit Evropian.
Madje ai thotë se edhe qeveria e Çekisë do ta plasojë këtë çështje dhe se e njëjta do të miratohet.
Hoti beson se shumë shpejt do të ketë rezultate pozitive.
“Nuk ka asnjë arsye dhe është më të vërtet për keqardhje që kjo arsye ka mbetur peng deri më tani, peng kryesisht të problematikave të natyrës politike. Ne jemi në ditët ose javët e fundit dhe pres që shumë shpejt të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim”, deklaroi Hoti për arbresh.info.
Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, në një deklaratë të përbashkët kanë mbështetur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ata kanë bërë thirrje për progres lidhur me liberalizimin e vizave.
“Theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të përparojnë në rrugët e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon. Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.
Analisti, Gazmir Raci, vlerëson se rezultatet në dialogun me Serbinë, determinojnë edhe vendimin pozitiv për liberalizim të vizave.
“Nëse ka progres në dialog të Brukselit, mund të lëvizet diçka, por tash për ketë vit është tepër vonë’, shprehet Raci për arbresh.info.
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. / Kujtesë Berisha/ arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...