Para pak çastesh ka përfunduar takimi online të Këshillit Grevist të SBASHK-ut dhe kryetarëve të këshillave të sindikatave të komunave të Kosovës, ku bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje lidhur me propozimin e deputetit Gola.
“Pozicionet janë të njëjta. Anëtarët e Komisionit për Arsim të vazhdojnë negociatat me BSPK-në dhe Qeverinë që të bëhet diçka që të lëvizet nga ky pozicion për të dalë nga kjo situatë. Tani po bëhen 29 ditë nga dita kur është nisur greva”, tha përfaqësuesi i SBASHK-ut, Imer Imeraj.
Tutje ai shtoi se, nga sa po shihet, edhe në ditën e hënë do të ketë përsëri grevë dhe është bërë një humbje e madhe për arsimin.
Lidhur me idenë e mosnotimit të nxënësve që do të konsiderohej si një penalizim ndaj nxënësve, Imeraj theksoi se pikërisht kjo është menduar nga mësimdhënësit që kjo formë është penalizim i nxënësve dha ata nuk e kanë pranuar këtë penalizim.
“Ky është penalizmi i nxënësve pa fajin e tyre dhe të prindërve, andaj nxënësit janë duke humbur mësimin dhe tani është vendosur të mos kalohet në formën tjetër të ndëshkimit të nxënësve”, theksoi Imeraj për RTK.
Pos tjerash, Imeraj shtoi se përgjegjësia për të gjetur zgjidhjen i takon Qeverisë, veprimet tona janë legjitime, teksa mohoi se prapa tyre qëndrojnë partitë e caktuara politike.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore