Google ADS

Zyrtare: Edon Maxhuni do ta vazhdojë karrierën te klubit gjerman Harko Merlins Crailsheim

18:02 | 23 Shtator 2022
E.H

Basketbollisti shqiptar, Edon Maxhuni, do ta vazhdojë karrierën në Gjemani te klubit Harko Merlins Crailsheim.

Edon Maxhuni ka lënë kampion holandez Heroes Den Bosch për të kaluar në Gjermani, pas formës së mirë të treguar në Eurobasket 2022, ku 24-vjeçari arriti në çerekfinale me Finlandën, ku humbën vetëm nga kampionët evropianë, Spanja.

Maxhuni e filloi karrierën në Finlandë ndërsa ka luajtur edhe me klube Gran Canaria (Spanjë) dhe Parnu (Estoni) përpara se të transferohej në Den Bosch.

Në Holandë, Edon Maxhuni në sezonin e rregullt shënoi 13.4 pikë dhe 5 asistime, duke lënë përshtypje edhe në play-off ku u shpallën kampion pasi mposhtën ZZ Leiden në finale.

Me rreth 22 minuta lojë në Eurobasket 2022, Maxhuni kishte 8.9 pikë/3.9 asistime dhe dështoi vetëm në çerekfinale ndaj kampionit të Evropës, Spanjës.

“Zgjodha Crailsheim sepse shoh një mundësi të mirë këtu për të arritur shumë, si personalisht ashtu edhe si ekip. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të luaja në Bundesligë”, thotë numri i ri 5 i HAKRO Merlins Crailsheim.

“Qëllimi im është të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitoj sa më shumë ndeshje. Pres një sezon të mirë me shumë ndeshje dhe sigurisht disa sfida – ndaj dua të shijoj çdo moment”, ka thënë Maxhuni në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme