Arrestohen katër zyrtar të Universitetit Bujqësor në Shqipëri, Policia: Abuzime me tenderët

16:31 | 23 Shtator 2022
E.H

Policia e Shtetit në Shqipëri ka dhënë detaje mbi arrestimin e katër zyrtarëve të  Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me disa tenderë, ndërsa 5 celularë u sekuestruan si provë materiale, shkruan euronews.al.

U vunë në pranga:

A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz;

T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz;

M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe

R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë puna për personat e tjerë të përfshirë vijon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme