Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, tha se sot duhet të bëhet një zgjidhje, pasi sipas saj 318 mijë fëmijë kanë mbetur jashtë bankave shkollore, tash e një muaj
“318 mijë fëmij kemi jashtë shkollave. Sot mos me lëviz as ju as ministrja, as ne si deputet sepse e kemi përgjegjësi qytetarëve, pa dallime politike. Sot duhet të zgjidhet kjo qështje që fëmijët të kthehen në shkolla të hënën”, tha Dumoshi, shkruan arbresh.info.
Ajo pati një lutje për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Ministër shkruaj kryeministrit ju lutem që sot ta gjejmë një zgjidhje. Ju lus që me këtë paketën e 100 milionshit ta bëjmë një zgjidhje”, tha ajo.
Këto deklarata të deputetes Dumoshi u bënë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku u përballën ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati me krerët e Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra