Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, efektivin e policisë të akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet, në maj të këtij viti.
Sipas prokurorisë, Zaimi duhet të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.
Efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij. Ai ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh. Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.
“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, mësohet të ketë treguar i riu, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit. Referuar dëshmive të punonjësve të tjerë të policisë të pranishëm në ngjarje, i riu i është drejtuar 55-vjeçarit me fjalët “si do e lemë bashkë” dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pistoletë.
Të njëjtët kanë rrëfyer se i riu nuk është ankuar për ndonjë problematikë, por ka qenë tip i mbyllur me kolegët. Burime pranë grupit të hetimit, bënë me dije së në banesën e 25-vjeçarit janë gjetur medikamente antidepresantë, si edhe janë krijuar dyshime se ai ka pasur kontakt me një mjeke të shëndetit mendor. /A2 CNN/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër