Rrahman Jasharaj që nga 25 gushti kur doli me deklaratën se do të fillojë greva, e deri më tani është personi më i komentuar nëpër media, sa për mirë e sa keq.
Në konferencat e fundit për media është vërejtur një gjuhë e trupit e pa kontrolluar e tij.
Për gjuhën që po shfaq së fundmi Jasharaj, ka folur psikologu Rron Kastrati.
Mbi këtë çështje, Kastrati ka komentuar se si Jasharaj është duke u përballur me një presion psikologjik, jo vetëm mediatik por edhe kundër veprues nga deputetët e tjerë të mazhorancës që po e sulmojnë pa të drejtë, sipas tij gjithë këtë presion Jasharaj është duke e menaxhuar mirë.
Kastrati dha mendimin e tij edhe mbi konfliktin që kishte Rrahman Jasharaj me njëri nga deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
“Gjuha e trupit, gjestikolacionet e tij, sjelljet e tij, mënyra se si reagon ,si ulet, si shikon, si hesht dhe nuk frustrohet në ballafaqim me Dimal Bashen, tregon një maturi gjatë komunikimit me të”, theksoi ai në një prononcim për arbresh.info.
Gjithë kjo sipas psikologut nuk është e drejtë pasi Jasharaj është një kryesindikalist dhe është duke luftuar për të drejtat e mësimdhënësve.
Kastrati shton se në raste të tilla si ky i Jasharajt, presioni psikologjik është shumë herë më i lartë, pasi personat e tillë përballen me dinamika presionuese të karakterit social mediatik dhe politik, dhe mund të kenë sjellje të papërshtatshme.
“Në anën tjetër presioni psikologjik i ushtruar mbi gjendjen emocionale të Rrahman Jasharaj është i lartë, dhe natyrisht që njerëzit shumë herë kur përballen me dinamika të tilla presionuese të karakterit social mediatik politik mund të ndihen të pa rehatshëm ose mund të kenë sjelle të papërshtatshme afektive”, tha ai.
Tutje ai ripërsërit se gjithë këtë, Jasharaj është duke e mirë menaxhuar tërësisht statusin e tij socio emocional dhe se nëse vazhdon të jetë kështu i qetë dhe i matur, ai mund të ja dal mbanë që t’i mbrojë interesat e mësimdhënësve.
“Dhe këtu psikologjia e negocimit dhe e vendimmarrjes është zgjidhja kryesore, një vendimmarrje e efektshme, referuar një negocimi të shëndetshëm komunikativ në mes të këtyre aktereve gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi Kastrati.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është përplasur me Dimal Bashen, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.
Debati kishte tone të larta të zërit nga Dimal Basha në drejtim të Rrahmanit. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...