Google ADS

Lajçak pas takimit me Osmanin: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë për zgjidhje konkrete

08:21 | 23 Shtator 2022
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak  në Twitter ka shkruar se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të çohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme