Pioli për të ardhmen e tij: Nuk jam i shqetësuar, ndjehem si në shtëpinë time

08:16 | 23 Shtator 2022
K.B

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Pioli ka qenë një nga faktorët kyç që Milani ka arritur të fitojë ‘Scudetton’ pas 10 viteve.

Së fundmi është ai që ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë së është rehat, pasi në Milano ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Ndjehem si në shtëpinë time këtu në Milano. Kur dikush ndihet si në shtëpi, ata nuk do të duan ta marrin në konsideratë largimin.

Nuk jam i shqetësuar për kontratën time apo për të ardhmen time. Qëllimi i Milanit është të vazhdojë të përmirësohet. Ne jemi një ekip i ri, por tani me ndërgjegjësim dhe një pjekuri që mund të na lejojë të qëndrojmë në krye”, u shpreh ai, në një intervistë për mediet italiane.

Pioli ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme