Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka drejtuar disa kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai vazhdon të shkaktojë frikë tek qytetarët.
Hoxha në T7 tha se ‘sa më llugë që bëhet, aq më mirë për Kurtin’, pasi sipas saj, Kurti nuk mbijeton në normalitet.
“Për kryeministrin mendoj që sa më llugë bëhet, ai vjen në formën e vet. Ashtu e ka krijuar personalitetin e tij. Që nga koha kur ka dalë nga burgu kështu ka qenë. Në normalitet siç duket humbet, nuk është personazh. Sa më llugë bëhet, ai vjen dhe na mban neve ligjërata në Kuvend. Nonstop mbjell frikë, nonstop përdor fjalor përcarës, në cfarëdo konteksti”, tha ajo.
Tutje, Hoxha tha se Kurti është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme.
“Kur ka qenë opozitë e ka kontaminuar shumë diskursin në sferën publike dhe mediatike. Ai e përdor sot pozicionin e tij në qeveri për të atakuar dhe diferencuar njerëz, por në të njëjtën kohë instrumentalizon akterë përkrahës të tij nga shoqëria civile të cilët protestojnë dhe bëjnë agjenda paraleje, ashtu sic i konvenon z. Kurti. Ai është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme”, tha ajo.
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...