Dumoshi-deputetit të VV-së: Boll më, mbylle gojën, mjaftë me arrogancë

15:37 | 22 Shtator 2022
A Z

Një përplasje ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit, ku kanë debatuar deputeti i VV-së, Ardian Gola, që është kryetar i Komisionit për Arsim dhe Kulturë, dhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila është anëtare në këtë komision.

“Mjaftë me polarizim, mjaftë me arrogancë, mjaftë me hasmëri, mjaftë më”, tha Dumoshi.

Madje nga zhurma që krijohej në sallë gjatë kohës kur deputetja Dumoshi deshi të marrë fjalën, ajo nuk ka duruar më tepër.

“Boll, mbylle gojën ma. Mbylle gojën ma. Nuk është në rregull aspak me i thënë mos e përmend emrin e kryeministrit”,tha Dumoshi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme