Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ka shenuar “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë” nga 16- 22 shtator 2022,ndersa sot eshte bere edhe shenimi i dites se fundit te kesaj jave ,e cila u përmbyll me një numër të madh aktivitetesh të ndermarra nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, ,OJQ -te dhe shoqëria civile.
Moto e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është, “LËVIZJE E KOMBINUAR -LIDHJE MË TË MIRA- “.
Manifestimi qendror eshte mbajtur në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë.
U mbajten fjalime të cilat kishin qëllim ngritjes e vetëdijes qytetare për ruajtjen e mbrojtjes se mjedisit duke perdorur sa më shumë mjetet e tjera alternative si; Biçikleten, Trotinetin, trafikun urban etj .
Zv.ministerja e Ministrisë së Mjedisit ,Planifikimit Hapesinor dhe infrastruktures Linda Çavdarbasha në fjalen e rastit lidhur me këte ditë falemnderoj të gjithë pjesëmarrsit, mediat,zyrtaret e minsitrise,OJQ dhe shoqerine civile.
Zv.Ministeria Çavdarbasha,njëkohesisht theksoi që është me rëndesi që të kontribuojmë në forma të ndryshme në uljen e nivelit të ndotjes dhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit duke përdorur sa më pak automjetet dhe të zevedesojmë me mjete tjera alternative të cilat shkaktojnë pak apo zero ndotje ,të zhvillojmë plane të qëndrueshme të mobilietit në të gjitha komunat e vendit dhe këto plane të zbatohen edhe në praktikë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...