Google ADS

Shqipëria dhe Kroacia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

15:21 | 22 Shtator 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Në një njoftim në “Facebook”, Rama u shpreh se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkroi Rama në Facebook. /arbresh.inf0/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme