Krasniqi: S’është problemi vetëm në arsimin, krejt shteti është më rrezik për t’u bllokuar

14:42 | 22 Shtator 2022
E.H

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se nuk është problemi vetëm në arsim, por ky problem sipas tij është shumë më i madh.

Ai në seancën e sotme parlamentare është shprehur se i gjithë shteti është në rrezik për t’u bllokuar.

“Nuk është problemi vetëm me arsimin, problem është më i madh.Sot e pamë që kishte një grevë njëorëshe edhe MPJ, ka pasur greva e paralajmërime për greva edhe në sektorin e shëndetësisë.Krejt shteti është më rrezik për t’u bllokuar”, u shpreh Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme