Haxhiu thotë se Xhevë e Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi janë dëshmorë të luftës së lavdishme

13:03 | 22 Shtator 2022
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, të cilët i cilësoi si dëshmorë të luftës së lavdishme.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”, deklaroi se rënia e tyre vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit.

“Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme, rënia e të cilëve vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit. Lavdi veprës heroike të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare”, shkroi Haxhiu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme