Google ADS

Komuna e Prishtinës ndan mjete për gjeneratorë nëpër shkolla

11:14 | 22 Shtator 2022
K.B

Prishtina ka ndarë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucionet arsimore si dhe nevoja të Komunës.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes publikimit të kontratës.

Në kontratë thuhet se Komuna është duke planifikuar të furnizohet me 19 gjeneratorë.

Ndërsa thuhet se nga Komuna është duke u planifikuar të blihen edhe 40 copë bateri akumulator, 100 ampera dhe 20 copë bateri akumulator 200 ampera.

Ndërkaq theksohet se do të kryhet edhe montimi i gjeneratorëve me të gjitha pajisjet shtesë, kurse operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 300,000,000 euro në tri vitet e fundit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme