Google ADS

Vdes në moshën 33-vjeçare DJ skocez

09:51 | 22 Shtator 2022
A. B.

Ka vdekur në moshën 33-vjeçare DJ skocez, Jamie Roy.

Lajmin e hidhur e konfirmoi vetë familja e të riut, por nuk dha më shumë detaje.

“Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, miqtë dhe kolegët e përshkruan si njeri të jashtëzakonshëm.

Roy ishte me origjinë nga Dumfries, u bë i famshëm fillimisht në Glasgow dhe vazhdoi performancën në gjithë botën.

Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme