Njohësit e rrethanave politike në vend shprehin qëndrime të ndryshme sa i përket vendimeve të qeverisë lidhur me zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Disa e konsiderojnë si “blerje kohe” për të mos u marrë me dialogun me Serbinë, e për disa është vendim që do të duhej zgjidhur në qeveritë e kaluara dhe një muaj afat shtesë nuk përbën kurrëfar shqetësimi, shkruan arbresh.info.
Sipas analistes Afërdita Maliqi, qasja e kryeministrit Kurti në lidhje me këto targa është joserioze dhe jashtë kornizave të reciprocitetit me Serbinë.
“Kurti duhet të jetë i prerë në këtë çështje, që ta zbatojë reciprocitetin. Nuk është serioze sot dil thuaj se nuk e kthej këtë vendim, pastaj ndryshoje. Kjo e bën joserioz”, deklaron Maliqi për arbresh.info.
Në një prononcim për redaksinë tonë, Maliqi tha se ky është vendim i pamenduar mirë dhe po shihet qartë se qeveria nuk ka ndonjë zgjidhje për këtë çështje, shto këtu faktin se është në presion nga ndërkombëtarët për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
“Si shpeshherë që Qeveria s’ka zgjidhje për probleme të caktuara, edhe shtyrja e afatit për targa po duket ashtu. Edhe ashtu Qeveria gjendet në një presion nga Bashkimi Evropian për bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje, e shpesh po merr vendime të pamenduara mirë”, thotë Maliqi për arbresh.info.
Sipas saj, arsyeja kryesore që Kurti e ndryshoi këtë vendim është ‘blerja’ e kohës për të mos u marrë me marrëveshje me Serbinë.
“Po mendoj që po blen kohë, mu marrë me dialog teknik, e jo me marrëveshje përfundimtare”, shprehet Maliqi.
Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 29 qershorit, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.
Në vendimin e 20 shtatorit u miratua afati i regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që të vazhdojë deri më 31 tetor 2022.
Analisti Nexhmedin Spahiu vlerëson se nuk paraqet asnjë problem fakti që qeveria e ka shtyrë afatin për zëvendësim të targave ilegale me targat RKS.
Spahiu potencon se qeveria Kurti po mundohet që ta zgjidhë një problem që qeveritë tjera nuk e kanë zgjidhur për 23 vite, dhe për të nuk ka kurrfarë shqetësimi në lidhje me këtë çështje, sepse kur është pritur kaq shumë, mund të presim edhe një muaj.
“Kjo duket një gjë normale, njëherë nuk shoh asnjë shqetësim. Kjo punë ka zgjatë deri më tani dhe ka qenë problem i qeverive të mëhershme. Kjo qeveri po tenton me e rregullu diçka që nuk ka qenë e rregulluar më parë. Shtyrja e afatit për një muaj nuk do të thotë asgjë kur kihet parasysh se është shtyrë qe 23 vjet, që shtyhet edhe një muaj nuk është ndonjë telashe”, thotë Spahiu për arbresh.info.
Një oficeri serb tëPolicisë së Kosovës, strukturat ilegale i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.
Njejtë, një ditë tjetër është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.
Sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës.
“I bëjmë thirrje Vuçiqit që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës. Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiqit nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike”, ka bërë të ditur Sveçla./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...