Google ADS

Protestë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme

08:28 | 22 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka paralajmëruar se sot nga ora 12:00 do të mbajë një protestë të qetë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me gjendjen në këtë dikaster.

Sipas njoftimit të SHSASHJ-së, janë 14 kërkesa që do të bëhen përmes kësaj proteste.

Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal.

Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik;

Te ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele).

Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

Nxjerrja e aktemerimeve ne mënyrë selektive dhe mohimi për një pjese te nëpunësve civil./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme