Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë lajmin e mirë, siç shkruan ai për komunën e tij, por edhe për Kosovën.
Sipas tij, Ferronikeli kalon në pronësi të kompanisë turke YILDIRIM, ,duke vazhduar kështu të jetë pjesë e rëndësishme e hartës globale për nikelin, shkruan arbresh.info.
“Lajm i mirë për komunën tonë dhe për Kosovën. Ferronikeli kalon në pronësi të kompanisë turke YILDIRIM, duke vazhduar të jetë pjesë e rëndësishme e hartës globale për nikelin.E falënderojmë Balfin Group, për qëndrimin dhe operimin për katër vjet në komunën tonë, bashkëpunimin dhe përkrahjen në zhvillimin e Komunës”.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan se Ferronikeli si një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferronikelit në Evropë, është aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
“Yildirim Group, me seli në Stamboll, është një nga grupet industriale dhe infrastrukturore evropiane me rritje më të shpejtë, operon në 53 shtete, në 5 kontinente në sektorët të ndryshëm me më shumë se 17,000 punonjës”, shkruan ai./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...