Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Sipas Presidentes Osmani, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.
Më tej, në njoftim thuhet se Presidentja Osmani e njoftoi kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok./arbresh.info/
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dys...
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore