Drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, ka deklaruar se nuk është gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, edhe pas takimi të sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Flocky në një konferencë për media, ka theksuar se i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Ne mbështesim SBASHK-un dhe kërkesat e tij, anëtarësinë e SBASHK-ut dhe mësimdhënësit në Kosovë. Arsimimi profesional është i rëndësishëm dhe meriton të gjithë mbështetjen e domosdoshme. Ne kemi pasur kontakt me KE-në mbi zhvillimet në situatën këtu në Kosovë dhe do të raportoj për takimin me kryeministrin në Komisionin Evropian. Kam ardhur nga Brukseli për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, pasi mësimdhënësit ndodhen në grevë duke kërkuar rritjen e pagave dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemës së pensioneve. Ne kemi pasur një shkëmbim të gjatë, por nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë zgjidhje për çështjen”, tha Flocken, raporton telegrafi.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar Flocken për vizitën e saj urgjente në Kosovë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për kërkesat e SBASHK-ut.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës nuk ka lëshuar pe përballë kërkesave të tyre dhe se greva do të vazhdojë.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...