Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme.
Në këtë aksion, sipas njoftimit të gjykatës janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijimë: Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Çertfikatë e pronësisë (10 fletë), Skicë (1 fletë) dhe Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.
Gjatë kontrollit te i dyshuari tjetër, Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: Dy telefona Samsung, një Loptop HP, si dhe dokumente të ndryshme.
Tutje në njoftimin e gjykatës po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari i tretë me inicialet G.B., janë gjetur dhe sekuestruar një telefon Samsung me dy kartela sim card, një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, një hard disk Apacer, një kompjuter laptop i markës Lenovo si dhe një kompjuter laptop i markës Dell dhe një kompjuter laptop i markës Acer.
Gjatë kontrollit te i dyshuari i katërt B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te calibrit 45 mm, dy karikator te revoles, si dhe një kallf i revoles. Tek i dyshuari i pestë S.S., gjykata bënë të ditur se , është gjetur dhe sekuestruar: një telefon IPHONE 7, ngjyrë e zezë.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri, Laptop “Apple”,Dokumente, Certifikata Kadastra 3 faqe, Kopje Plani 20 faqe, Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, Kontarta Trojeve, 30 faqe, Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica. 3 Vula USB dhe një Sd Card, Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë, Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:Një pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947 , Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, Një veture Toyota , Një veturë “Mercedes G class”, Një telefon Iphone 13 pro ,
Tri kartela bankare, Dokumente te ndryshme”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ndërsa gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: Një veturë
Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, Një Librezë e veturës, Një Librezë e veturës ,Një Telefon Iphone 12 Mini ,
Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë, Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë: veturë Mercedes AMG, Një librezë e veturës ,Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER, çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...