Gjendje e rëndë nëpër spitale, s’ka as Paracetamol e as Morfinë

14:24 | 21 Shtator 2022
A. B.

Shëndetësia në Kosovë është çdoherë pika ku ka më së tepërmi problemeve.

Qytetarët asnjëherë nuk kanë marrë trajtimin e duhur, e mungesa e barërave esenciale në spitalet tona ua ka vështirësuar edhe më tepër këto shërbime.

Së fundi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë njoftuar se drejtoria e ShSKUk-së ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK-në.

“Të gjitha këto kompani. janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat”,thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë njoftim janë publikuar edhe listat e produkteve për të cilat ShSKUk është në mungesë, e për të cilat thuhet se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por se nuk ka pasur ofertues. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme