Google ADS

Çitaku-Muratit: Dil pak prej zyrës, pastaj vet ke me e fshi statusin

13:56 | 21 Shtator 2022
A. B.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit në një postim në Facebook u mburr se ekonomia e Kosovës po tregon “qëndrueshmëri të jashtëzakonshme” pavarësisht sfidave globale.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Murati duhet të dalë pak jshtë zyrës së tij e të flase me mjekët, policët e studentët.

Sipas saj, vetëm pasi Murati ta bëj këtë, do ta shoh se statusin e para pak minutash do ta fshijë vet.

Postimi i tij i plotë:

Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.

E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status. /arbresh.info/

lexo edhe:

Inflacioni 19%, Murati: Ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme