Ministrja e mjedisit e Zvicrës po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15 për qind këtë dimër – dhe një nga sugjerimet e saj është që njerëzit e vendit të bëjnë dush së bashku.
The Times raporton se Simonetta Sommaruga, 62-vjeçare, po sugjeron që njerëzit të mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.
Propozimi është pritur me mosbesim në vend dhe Sommaruga është detyruar të sqarojë se truku kishte për qëllim të rinjtë. Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.
Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit për nevojën për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit.
Geraldine Savary, redaktore e revistës së grave Femina, është kundër idesë. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.
Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?