Google ADS

Zbulohen prapaskenat e Messit për vazhdimin e kontratës me Barcelonën gjatë vitit 2020

11:39 | 21 Shtator 2022
K.B

Janë zbuluar disa detaje që Lionel Messi i kërkonte për rinovimin e kontratës te Barcelona në vitin 2020.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “El Mundo”, Messi thuhet se i kishte vendosur disa kushte marramendëse ish-presidentit, Josep Bartomeu, për të pranuar rinovimin e kontratës asokohe me gjigantin katalunas.

Fillimisht, Messi besohet se ka kërkuar një bonus prej 10 milionë eurove vetëm për nënshkrimin e kontratës, ndërsa klauzola e lirimit të jetë vetëm 10,000 euro.

Ylli argjentinas kishte kërkuar edhe një vend privat për të dhe ish-shokun e tij të skuadrës në atë kohë, Luis Suarez, në stadiumin “Camp Nou”.

Tutje bëhet e ditur se Messi dëshironte një rritje page në vitin 2022 me një interes prej 3% për të kompensuar pagën e shtyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme