Jasharaj: Nuk po mundem me dalë në rrugë vet, nuk ndihem i sigurtë

10:33 | 21 Shtator 2022
Emir Abduramani

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, gjatë përballjes me deputetë në Komisionin për Arsim, ka deklaruar se nuk po ndihet i sigurtë të del në rrugë i vetëm, për shkak të presioneve të vazhdueshme të qeverisë dhe fyerjet që po i bëhen nga qytetarët.

“Tash nuk po mundem me dalë në rrugë vet, por po më duhet të dal i përcjellur nga shokët, sepse nuk po ndihem i sigurtë për shkak të mos-distancimit të qeverisë nga fyerjet dhe ofendimet që po më bëhen, madje edhe nxitjes së njerëzve kundër meje” – tha Jasharaj në Komision.

Gjithashtu, Jasharaj tha se më parë rrallë herë është përmendur emri i tij nëpër debate, ndërsa tash të gjitha debatet janë të mbushura me emrin e tij.

Komisioni i Arsimit në Kuvendin e Kosovës po mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, në të cilën temë kryesore është situata me grevën në arsim. Në këtë mbledhje deputetët e Komisionit janë përballë përfaqësuesve të SBAShK-ut në krye me kryetarin e tyre, Rrahman Jasharaj./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme