Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Përmes një postimi në “Facebook”, shkroi se është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Rama theksoi po ashtu se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“New York – Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”,shkroi Rama.
Ndryshe Lajçak ka njoftuar se në SHBA ka takuar Ramën, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrin në ikje të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. /arbresh.info/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja