Google ADS

Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës sot në Kosovë, Jasharaj shpreson në “zbutjen” e Kurtit

10:00 | 21 Shtator 2022
A Z

Të gjitha shpresat për arritjen e një marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj i ka tek drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, e cila sot pritet të vizitojë Kosovën.

Lajmin për vizitën e saj në Kosovë, e ka konfirmuar për arbresh.info vetë Jasharaj, i cili po ashtu tha se gjatë kësaj vizite, Flocken do ta takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Jasharaj thotë se ka shpresa se takimi i saj me Kurtin do të jetë frytdhënës.

“Besoj se do këtë një takim me kryeministrin në emër të Sindikatave të Evropës dhe uroj që ky takim të jetë i frytshëm dhe jo si takimi ynë me humor dhe ironi, deri në nënçmime dhe bullizime”, u shpreh Jasharaj.

Konferenca do të mbahet në orën 19:00 në zyrat e SBAShK-ut.

Sipas SBAShK-ut, konferenca do të mbahet pas takimeve të planifikuara të Flocken me kryeministrin Kurti e SBAShK-un.

Kujtojmë se kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se Flocken e ka përkrahur grevën e SBAShK-ut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme