Të gjitha shpresat për arritjen e një marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj i ka tek drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, e cila sot pritet të vizitojë Kosovën.
Lajmin për vizitën e saj në Kosovë, e ka konfirmuar për arbresh.info vetë Jasharaj, i cili po ashtu tha se gjatë kësaj vizite, Flocken do ta takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Jasharaj thotë se ka shpresa se takimi i saj me Kurtin do të jetë frytdhënës.
“Besoj se do këtë një takim me kryeministrin në emër të Sindikatave të Evropës dhe uroj që ky takim të jetë i frytshëm dhe jo si takimi ynë me humor dhe ironi, deri në nënçmime dhe bullizime”, u shpreh Jasharaj për arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?