Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka dalë me një sqarim pas publikimit të një fotografie ku merrte pjesë ai dhe snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si ka ardh takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë se ishte takim i rastësishëm.
Ai thotë se nuk u takua më asnjëherë me të.
“Para pak orësh e kuptova që në mediet e Shqipërisë po qarkullon një fotografi ku unë ndodhem me një tavolinë me personin që ditëve të fundit është bërë lajm për planifikim atentatesh në Kosovë. Po e ndjej të nevojshme ta sqaroj në detaje gjithë ngjarjen se si kam qëlluar unë në atë tavolinë. Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit. Aty kanë qenë dy mysafir nga Shkodra, miku i familjes sime dhe disa të afërm të mikut tim”, tha Selmanaj.
Madje Selmanaj thotë se nuk ia ka ditur as emrin dhe çdo shpjegim, apo interpretim tjetër edhe gabim dhe gënjeshtër.
Deputeti i LDK’së thotë se rastet e tilla, janë rrisku që duhet të paguash kur je person publik.
“Në restoran kemi qëndruar përafërsisht mbi 1 orë dhe nga ajo ditë personin në fjalë nuk e kam takuar kurrë. Pra kjo ka qenë hera e parë dhe fundit që e kam takuar dhe as atëherë dhe as sot emrin nuk ja kam ditur. Kjo ka qenë e gjitha! Çdo shpjegim apo intepretim tjetër është GABIM dhe GËNJESHTËR./arbresh.info/
Postimi i plotë
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...