Google ADS

Kurti ngacmon opozitën: Zërat se do të ketë zgjedhje në shtator janë të vërteta, do të ketë zgjedhje në VV

19:56 | 20 Shtator 2022
L G

Kryetari aktual edhe kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, ka shpalosur planin e tij të udhëheqjes.

Por, para se të niste shpalosjen e programit, Kurti nuk la pa komentuar zërat se do të ketë zgjedhje në shtator, duke shtuar se  zgjedhjet nuk  lidhi aspak me zgjedhje nacionale.

“Ndoshta e mbani mend që në dimrin që shkoi, dikush thoshte se në shtator ka zgjedhje. Është e vërtetë që ka zgjedhje, por në Lëvizjen Vetëvendosje, të dielën e 25 shtatorit”, tha Kurti duke qeshur, shkruan arbresh.info.

E kryetari aktual, i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të këtoj subjekti politik.

Kryeministri i vendit thotë se organizata e LVV-së është çelësi i suksesit të qeverisjes.

Kurti numërojë disa nga prioritetet e tij për mandatin tjetër në krye të LVV-së:

1) Rritja e numrit të anëtarëve të rinj me mosha të reja në LVV

2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave

3) Krijimi i kohezionit mes brezave, grupeve shoqërore e botëkuptimore

4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat

6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7) Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes

8) Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë

9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes

10) Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë.

Ai ka ftuar anëtarësinë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e brendshme.

Kurti thotë se që nga ardhja në pushtet e LVV-së, janë përballur me sfida të paparashikueshme.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme