Osmani: Në Mbretërinë e Bashkuar biseduam për rajonin dhe Evropën

14:22 | 20 Shtator 2022
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle, të cilit i ka shprehur ngushëllimet, me rastin e varrimit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka shkruar se me Sir Lindsay Hoyle folën për zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ndërsa isha në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle dhe shpreha ngushëllimet e mia në emër të Kosovës”.

“Diskutuam gjithashtu zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar mes dy miqve dhe aleatëve afatgjatë’, ka shkruar presidentja. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme