Bordi i RTK-së ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Arta Avdiut në postin e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës së kanalit televiziv ne gjuhën shqipe.
Ahmetxhekaj ka arsyetuar para bordit emërimin e Avdiut në këtë pozitë.
“Pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e drejtorit të televizionit, unë kam dërguar te ju një emër dhe arsyetimin për të. (Arta) Avdiu ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj RTK”, tha ai.
Ndërkohë, Festim Kabashi, ka njoftuar më 15 shtator se ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të televizionit.
“Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit. Duke parë se një situatë e tillë po pamundëson shtyrjen përpara të projekteve, e si rrjedhojë po reflekton në shumë aspekte në funksionimin e RTK-së, ju njoftoj se i kam dorëzuar drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkesën për lirim nga detyra, pasi me asnjë çmim nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet”, kishte shkruar në Facebook ai. /arbresh.info/
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...