Flick: Organizimi i Kampionatit Botëror nuk duhej t’i lihej Katarit

12:20 | 20 Shtator 2022
K.B

Selektori i kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick ka folur kundër organizimit të Kampionatit Botëror në Katar.

Prej kur është vendosur që Kupa e Botës 2022 të zhvillohet në Katar, shumë emra të mëdhenj të futbollit janë shprehur kundër këtij vendimi.

Së fundmi, disa kritika ka dhënë edhe selektori i kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick.

“A ishte i duhur vendimi për KB në Katar? Kjo pyetje duhej të kishte marrë përgjigje shumë kohë më parë – një jo”, ka thënë Flick.

“Është fakt se në Katar, kur flasim për të drejtat njerëzore, kur flasim për qëndrueshmëri, shumë gjëra nuk janë në rregull, është e qartë”, shtoi ai.

Flick do të synojë me kombëtaren e tij, Gjermaninë, që të triumfojë në Katar. Kupa e Botës zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme