Nëse Italia së shpejti zgjedh kryeministren e saj të parë grua, a do të kënaqen apo do të zhgënjehen gratë në shtetin fqinj?
Nëse sondazhet e opinionit qëllojnë në shenjë, atëherë Giorgia Meloni dhe partia e ekstremit të djathtë ‘Vëllezërit e Italisë’ që ajo bashkëthemeloi më pak se një dekadë më parë do të triumfojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit.
“Unë gjithnjë e kam pëlqyer Giorgia Melonin, që në kohën kur nisa të interesohesha për politikën. Më pëlqen sesi shprehet, mënyra sesi qëndron gjithnjë në krah të grave. Ka gjithnjë një mendim rreth tyre dhe është e vetmja që u afirmua realisht në politikën italiane, pavarësisht se nuk ishte e lehtë”, thotë Lucrezia Macchia modele nga Roma.
Meloni përkrah vlerat tradicionale të familjes. 46-vjeçarja dënon ato të cilat ajo i quan “lobe” LGBTQ, tallet me konceptin e rrjedhshmërisë gjinore dhe mbështet ndalimin e autoriteteve që beqarët të kenë mundësi birësojnë. Në pankartat e protestuesve në një tubim në Ankona shkruhej “Ti lëshon urrejtje dhe nuk më përfaqëson mua” duke u tallur me emrin Meloni, që në italisht do të thotë pjepër.
“Sipas meje Giorgia Meloni është një grua e fortë. Derisa jam një grua që votoj, unë shoh veten time tek ajo. Megjithatë ka disa aspekte të fushatës së saj apo politika tek të cilat unë nuk e gjej veten”, shprehet Anna, studente marketingu.
Sipas sondazheve, Meloni tërheq pak më shumë meshkuj sesa gratë . Ende shumë gra janë indiferente ndaj fuqizimit të grave si temë e fushatë, ata thjesht duan një qeveri, me pushtet të qëndrueshëm. Në katër vjet, Italia ka pasur tre koalicione të ndryshme qeverisëse, shpesh të krijuara, nga i gjithë spektri politik./euronews
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së