Google ADS

William Saliba dëshiron të qëndroj edhe për një kohë të gjatë te Arsenali

09:25 | 20 Shtator 2022
K.B

William Saliba pritet që të mbetet te Arsenali edhe për një kohë të gjatë.

Mbrojtësi francez nënshkroi me klubin nga “Emirates Stadium” në vitin 2019, por ai më pas pati disa periudha huazimi te Saint-Etienne, Nice dhe Marseille, përpara se të bëhej zyrtarisht pjesë e skuadrës së ekipit të Arsenalit.

Në sezonin e parë me Arsenalin, Saliba ka treguar aftësitë e tij, ku tani po vlerësohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm, teksa është i pazëvendësueshëm në formacionin e Mikel Artetas.

Sipas asaj që raporton “90min”,  “Topçinjtë” duan t’i ofrojnë një kontratë të re 21-vjeçarit. Kontrata e tij aktuale e tij skadon më 30 qershor 2024. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme