14 balena gjenden të ngordhura në një plazh në Tasmania në Australi.
Trupat e balenave të ngordhura u zbuluan nga vendasit në King Island dhe u raportuan tek autoritetet të hënën pasdite, shkruan Sky News.
Arsyeja e ngordhjes nuk dihet, por biologët e kafshëve të egra dhe një veteriner janë dërguar për të hetuar rastin.
Ngordhja e balenave nuk është e pazakontë në Tasmani dhe ekspertet thonë se ishulli është “pika e nxehtë” për ngjarje të tilla.
Shkencëtarja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta, tha se balenat e ngordhura ishin ndoshta pjesë e një “bachelor pod” një grup balenash meshkuj të mitur, që hasën në telashe.
“Balenat mund të kenë lundruar keq, të kenë ndjekur një udhëheqës të sëmurë ose të çorientuar, ose të jenë trembur në ujëra më të cekëta”, shtoi ajo. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...