Google ADS

Arrestohet i dyshuari sepse kanosi nënën e tij

08:44 | 20 Shtator 2022
K.B

Një person, i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm, ku ka shtuar se i dyshuar pas intervistomi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në raport njoftohet se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“DHUNË NË FAMILJE. Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme