Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Konferenca do të filloj në orën 11:00,në zyrën e FSPTSPK-së.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Qeveria e Kosovës përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë.
Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve.
Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, që i kanë dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit, Hekuran Murati.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi kishte kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...