Google ADS

Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

19:30 | 19 Shtator 2022
KRG

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

”Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton arbresh.info.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme