Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik në një intervistë për mediat ruse ka paraqitur një sërë tezash skandaloze.
Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, ai justifikoi pushtimin rus të Ukrainës dhe krahasoi situatën në Ukrainë dhe BeH.
Ai shprehu gjithashtu qëndrimin e turpshëm, racist se RS “me myslimanët” nuk mund të ketë shkolla dhe tekste të përbashkëta.
I pyetur se cila është situata sot në lidhje me çështjen e një referendumi të mundshëm për daljen e “Republika Srpska” nga Bosnja dhe Hercegovina, Dodik tha se RS mbetet në atë pozicion dhe se është edhe më e pakënaqur me Bosnje-Hercegovinën, por se kjo ide pret momentin e duhur.
“Aspirata jonë është e natyrshme. Situata është e ngjashme me rusët në Ukrainë, prej të cilëve janë 15 milionë në atë vend dhe për të cilët gjuha ruse është ndaluar nga udhëheqja e atij vendi. Kjo është arsyeja pse ‘operacioni special’ i Rusisë në Ukrainë justifikohet me mbrojtjen e të drejtave të popullit të saj. Ne këtu – me myslimanët, nuk mund të kemi shkolla të përbashkëta, tekste të përbashkëta”, citohet të ketë thënë Dodik.
Përpara takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, Dodik tha se do të ishte një mundësi për ta për të diskutuar projekte specifike energjetike dhe “si po sillen përfaqësuesit e Perëndimit”.
Dodik ka shtuar se “Republika Srpska” i është mirënjohëse Putinit për qëndrueshmërinë maksimale në ruajtjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke theksuar se Rusia nuk ka pasur kurrë ndonjë kërkesë politike prej tij.
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...