​Vrasje e mbetur në tentativë, i pandehuri dënohet me afër gjashtë vite burg

14:33 | 19 Shtator 2022
A. B.

Në janar të vitit 2021, rreth orës 21:00 minuta, në Pejë, para shtëpive të SH.D, A.D dhe F.D pas një mosmarrëveshjeve rreth një borxhi prej pesëqind eurosh në mes të pandehurit M.Rr., në njërën anë dhe të dëmtuarit Sh. D me ç’rast është rrezikuar jeta e dëmtuarve SH.D dhe F.D.

Kështu ka njoftuar prokuroria e Pejës, deri sa është shpallur aktgjykimi dënues ndaj të pandehurit M.RR. Gjykata e gjykoi me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet e dhjetë muaj.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.RR për shkak se:

Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:00 minuta, në Pejë, para shtëpive të të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme rreth një borxhi prej pesëqind (500) euro në mes të pandehurit në njërën anë dhe të dëmtuarit Sh. në me ç’rast me dashje ka rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve SH.D dhe F.D në atë mënyrë që pasi vie deri tek fjalosja dhe shtyrja në mes të pandehurit M. dhe të dëmtuarve Sh., A. dhe F.D në anën tjetër i pandehuri M. në një moment nga brezi nxjerrë pistoletën dhe gjersa ishte larg nga i dëmtuari SH. afro një metër gjersa nga të dëmtuarit F. dhe A afro 1,5 metra me ç’rast i dëmtuari SH.tenton që të kapë për dore M. me qëllim që të ia heqë pistoletën nga dora i pandehuri M. tërhiqet prapa dy – tre hapa dhe nga një largësi prej afro 1,5 metra shtënë dy herë nga pistoleta duke e goditur të dëmtuarin F.D me një predhë në regjionin e pjesës së sipërme anësore të kërcirit të këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe jo të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit në momentin e shkaktimit dhe pas kësaj të shtëne i dëmtuari SH.D hedhet në trupin e të pandehurit M.me qëllim që të ia kap pistoletën dhe atëherë rrëzohen edhe i pandehuri M. e edhe i dëmtuari SH.me ç’rast të dëmtuarit SH. i është çarë zogu i këmbës së djathtë gjersa i pandehuri M. pëson lëndime të lehta trupore dhe në atë moment i pandehuri M. gjersa ishte i shtrirë sërish shtënë dy herë nga pistoleta me ç’rast nga një largësi prej afro 1,5 metra me një predhë e godet të dëmtuarin A.D në regjionin nënbrinjor të djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit dhe gjersa i dëmtuari SH. dhe i pandehuri M. ishin të shtrirë afër njëri – tjetrit, i pandehuri M. shtënë tri herë në drejtim të dëmtuarit SH. duke e goditur me dy predha dhe duke i shkaktuar plagë tejshkuese në regjionin e sipërm të kofshës së djathtë dhe thyerje të maleolit anësor të zogut të këmbës së djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë jo të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes gjersa të dëmtuarit dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

-Me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së

Të pandehurin M.RR gjykata e gjykoj me DËNIMIN ME BURGIM në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet e dhjetë (10) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe DËNIM ME GJOBË në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro të cilën i njëjti obligohet që ta paguaj në afat prej tre (3) muaj pa plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në qoftë se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afat të caktuar, atëherë i njëjti dënim do të

zëvendësohet me dënim me burg duke llogaritur një dite burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

Të pandehurit ju shqiptua dënimi plotësues – konfiskimi i pistoletës, karikatorit dhe fishekëve dhe të njëjtat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej dyqindepesëdhjetë (250) euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Pala e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.

Të pandehurit masa e paraburgimit i vazhdohet nga dita e shpalljes së aktgjykimit, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme