Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. Kështu ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Ai gjithashtu e njoftoi Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari Konjufca dhe Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese. /arbresh.info/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos