Rusia bombardon spitalin psikiatrik në Ukrainë, ka viktima dhe të plagosur

14:47 | 18 Shtator 2022
A. B.

Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë kanë mbetur të plagosur pasi forcat ruse bombarduan një spital psikiatrik në fshatin Strelechya. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, Oleh Syniehubov.

Objekti ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali ndërsa bombardohej, tha Syniehubov, raporton The Guardian.

Ai shtoi në Telegram: “Gjatë evakuimit, rusët filluan një sulm intensiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur.” /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme