Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak për të garantuar sigurinë e Evropës, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
Duke folur në një konferencë ushtarake në Berlin, Scholz tha se sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese në histori, shkaktoi ndryshim paradigme në çështjet e sigurisë dhe e bëri të nevojshme që Gjermania të forconte ushtrinë e saj.
Ai theksoi se Gjermania është vendi më i populluar dhe ekonomia më e madhe e BE-së, duke argumentuar se forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) duhet të bëhen ushtria “më e pajisur” në Evropë.
“Gjermania është e gatshme të marrë një rol udhëheqës, të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë”, tha Scholz dhe tentoi të bindë vendet fqinje për planet e Berlinit.
Ai tha se “miqtë dhe partnerët e tyre evropianë nuk duhet ta shohin këtë qëllim si kërcënim”. /ATSH-AA/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...