Në Pianello di Ostra, në rajonin e Ankonës në Itali, banorët po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Shirat e dendur të së enjtes u shndërruan në një ‘cunam’ që goditi rajonin duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Tre persona rezultojnë ende të zhdukur.
Banorët shprehen se u gjenden të papërgatitur përballë këtij fenomeni.
“Ne jetojmë në katin e parë dhe nga tarraca pamë këtë sasi të papritur uji që u rrit nga 50 cm në 1.4 metra në më pak se 10 minuta”, shprehet Gabriele, banor i Pianello di Ostra.
“Kur mbërritëm në mëngjes situata ishte vërtet dramatike brenda shtëpisë, ajo nuk është më e banueshme, hodhëm gjithçka që ishte brenda dhe nuk e di nëse dhe kur do të jetë e mundur të kthehemi të jetojmë këtu”, rrëfen Aurora, një tjetër banore.
Këto lloj përmbytjesh, të cilat po ndodhin gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën, e kanë kthyer ndryshimin e klimës një çështje të fushatës zgjedhore në Itali.
“Banorët e prekur flasin për nevojën e rindërtimit të sigurisë së mjedisit, pa sigurinë e mjedisit nuk ka mundësi që ata të qëndrojnë e të jetojnë këtu dhe që tani duan të largohen. Pra, të trajtosh problemin hidrogjeologjik do të thotë të trajtosh problemin e infrastrukturës, do të thotë të investosh, por mbi të gjitha do të thotë të trajtosh ndryshimet klimatike”, u shpreh Mario Draghi kryeministër në largim.
Në Cantiano, qyteti më i prekur, ranë 420 mm shi në vetëm pak orë, e barabartë me sasinë e reshjeve që ranë në qytet në vitin 2021./euronews.al/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku