Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe një herë nuk përjashtoi mundësinë e një lufte në Kosovë.
Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkuar se deklaratat e politikanëve lokalë duhet të merren me sportivitet, derisa SHBA ose Britania e Madhe nuk paralajmëron rrezikun për luftë.
“Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik per luftë ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal”, ka thënë ai.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.
Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...